Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm: Nuk marrim problemet e të tjerëve

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka thënë “po” politikës së mikpritjes së emigrantëve, megjithatë ai e bëri të qartë se nën drejtimin e tij, Gjermania nuk do të marrë ato që i quajti “probleme të të tjerëve”.

Marketing

“Kemi folur me vendet fqinjë, ata të gjithë e dinë se çfarë synojmë ne. Duam që ta duam ta zgjidhim këtë problem së bashku , por nuk mund ta pranojmë, që një pjesë e madhe e problemit të pazgjidhur të mbërrijë në Republikën Federale të Gjermanisë”, u shpreh Merz.

Ky qëndrim është reflektuar tashmë dhe në praktikë: Gjermania është duke kthyer aktualisht më shumë emigrant të paligjshëm.

Ministri i Brendshëm Alexandër Dobrindt paraqiti shifra konkrete. Ai tha se ishte pak ditë më parë në një vizitë pranë Kiefersfelden, në kufirin e Gjermanisë me Austrinë, numri i kthimeve pas të migrantëve të paligjshëm është rritur me 45 përqind.

Kjo vetëm një javë pas fillimit të punës së qeverisë Merz. Aktualisht, janë kthyer në kufi 739 persona, përballë 511 sprapsimeve të një jave më parë nën qeverinë e vjetër.

Sipas sondazheve të fundit,emigrimi paraqet shqetësim për gjermanët, që druhen edhe për ekonominë. Shumë komuna e qytete në vend ankohen për mungesë kapacitetesh për të përballuar numrin e madh të migrantëve, që mbërrijnë njëherësh në Gjermani.