Gjermania hakmerret ndaj Maqedonisë, fiton me 4-0

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll përjetoi disfatën e dytë në eliminatoret për Botërorin “Katar 2022” dhe të parën në terrenin vendas. Maqedonia u dominua në tërësi nga Gjermania, e cila nuk lejoi që të përsëritet befasia nga Duisburgu dhe me 4-0 arkëtoi tri pikë, duke verifikuar kualifikimin për “Katar 2022”.

Pas pjesës së parë pa gola, në të cilën Gjermania krijoi shumë raste dhe portieri Dimitrievski prodhoi disa mbrojtje fantastike, në vazhdim ishte storje tjetër.

Fillimisht Kai Havertz hapi rezultatin pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 50-të. Maqedonia regoi me inkuadrimin e Rakip dhe Miovskin, në kërkim të barazimit, mirëpo mysafirët nuk lejua që të humbasin pronësimin e topit dhe shpërblimi erdhi në minutën e 70-të me asistim të Milerit shënoi golin e parë personal dhe të dytin për Gjermaninë. Dhe vetëm 3 minuta më vonë, sulmuesi i Gjermanisë, shënoi një gol fantastik me një goditje precise brenda zonës 16 metërshe. Dhe deri në fund, Maqedonia kërkoi golin e nderrit, mirëpo në një kundërsulm të shpejtë, Musiala vendosi shifrat përfundimtare të kësaj përballje.

Gjermania me këto 3 pikë dhe 21 pikë në përgjithësi, siguroi kualifkimin në Botërorin “Katar 2022” edhe pse duhet të përballet me Lihtenshtajnin dhe Armeninë. Maqedonia tani kalon në vendin e tretë me 12 pikë , një më pak se Rumania në vendin e dytë, ndërsa përballjen e radhës, Maqedonia do ta zhvillojë ndaj Armenisë më 11 nëntor.

Marketing