Gjermania i jep fund epokës bërthamore, mbyll 3 termocentralet e fundit

Gjermania ndaloi prodhimin e energjisë bërthamore pas më shumë se 60 vjetësh, duke mbyllur tre termocentralet e fundit bërthamore ende në funksion.

Marketing

Termocentralet Isar 2 (juglindje), Neckarwestheim (jug-perëndim) dhe Emsland (veri-perëndim) u shkëputën nga rrjeti elektrik para mesnatës, siç ishte planifikuar, tha kompania energjetike Rëe, duke folur për “fundin e një ‘epoke”.

Mbyllja e reaktorëve të fundit përfundon një proces të nisur pas katastrofës së Fukushimës në Japoni, në vitin 2011, i cili kishte bindur kancelaren e atëhershme Angela Merkel për t’i dhënë fund sezonit të atomit.

Dalja përfundimtare ishte planifikuar për në fund të dhjetorit 2022, por për shkak të krizës energjetike të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, qeveria e Olaf Scholz kishte vendosur, pas shumë polemikash të brendshme, të zgjaste prodhimin e termocentraleve të fundit edhe për katër muaj të tjerë. Megjithatë, debati nuk ka përfunduar ende. Disa qarqe e festojnë me entuziazëm zhvillimin, disa qarqe mendojnë se vendimi ishte i gabuar.