Gjermania ka qenë ndër shtetet më të ashpra me sanksione ndaj Rusisë dhe po vazhdon njëlloj.
Së fundmi, raportohet se Gjermania ka njoftuar se aleatët kanë vendosur ta përjashtojnë Rusinë nga SWIFT, shkruan lajmi.net.
Por jo vetëm. Gjermania gjithashtu ka thënë se ajo dhe aleatët kanë vendosur të limitojnë mundësinë e Bankës Qëndrore Rusë që t’i prekë rezervat për ta mbështetur Rublën.
BREAKING: Germany says it and allies have decided to limit the ability of the Russian central bank to tap into reserves to support the ruble
— The Spectator Index (@spectatorindex) February 26, 2022
Sot gjatë ditës gjithashtu është paralajmëruar se SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe shtete të tjera të bllokut perëndimor po mendojnë për sanksione ndaj Bankës Qëndrore Ruse.
Gjithashtu, vlen të theksohet se Gjermania është shteti i parë që ka vendosur t’i dërgojë ndihma ushtarake Ukrainës në rezistencën e tyre ndaj agresionit rus.