Gjermania: Ju lutem, hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Perspektiva e zgjerimit të Bashkimit Evropian po diskutohet në Luksemburg dhe pritet të vendoset edhe për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Për të dy vendet, ministri gjerman, Michael Roth tha se negociatat duhet të hapen dhe se BE duhet të përmbushë detyrimet.

“Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tani. Faleminderit”, u shpreh Roth në rrjetet sociale.