Gjermania kërkon 60.000 shoferë kamionësh

Televizioni gjerman, ZDF ka raportuar që po ka mungesë të qindra vozitësve të kamionëve dhe kjo mund të shpie në mungesë të artikujve nëpër raftet e supermarketeve.

Marketing

Sipas Shoqatës për Transport të Mallrave dhe Logjistikë, kompanitë gjermane për transport mallrash kanë mungesë prej 45 mijë deri në 60 mijë vozitës kamionësh, dhe zëdhënësi i tyre ka paralajmëruar që ata janë “afër kolapsit” shkaku i mungesës së fuqisë punëtore.

Ky lloj pune nuk po është tërheqës shkaku i pagave dhe kushteve të këqija te punës, dhe kjo ka shtyrë përfaqësuesit e kësaj fushe për të premtuar se do t’i përmirësojnë ato.
Ata gjithashtu duan që të marrin më shumë gra mes vozitësve profesionistë për momentin, pasi që vetëm 1.7 përqind e vozitësve të kamionëve në Gjermani janë gra.

Marketing