Ministri gjerman për çështjet europiane, Michael Roth, bëri thirrje për një zgjidhje paqësore pa ndonjë pengesë për mosmarrëveshjen e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“Ne jemi të gatshëm të japim çdo mbështetje për zgjidhjen e emrit. U bëjmë thirrje të gjithëve që të mos pengojnë gjetjen e një zgjidhjeje paqësore. Bëhet fjalë për stabilitetin dhe paqen në të gjithë rajonin dhe perspektiva europiane është mjeti më i mirë për parimet tona që duhet të merren parasysh.
Tejkalimi i mosmarrëveshjes së emrit është një pikë shumë e rëndësishme, jam optimist për ditët e ardhshme”,- tha Roth pas takimit me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.