Ballina Sport Gjermania kualifikohet, mund me dy gola Hungarinë dhe shkon në fazën e...

Gjermania kualifikohet, mund me dy gola Hungarinë dhe shkon në fazën e 1/8-ave

Gjermania ka arritur fitoren e dytë në grupe, kësaj radhe përballë Hungarisë me rezultatin 2-0 duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Europianit.

Marketing

Sfida nisi me sulme nga të dyja skuadrat, por goli erdhi vetëm në minutën e 22’ nga Musiala, i cili gjeti dhe golin e dytë personal në këtë kompeticion.

Në pjesën e dytë ishte Gundogan, i cili dyfishoi shifrat për “Panzerat” dhe duke vulosur kështu kualifikimin.

Tashmë Gjermania do të mendojë për takimin me Zvicrën, aty ku do tentojë të sigurojë dhe vendin e parë në grup.

Exit mobile version