Gjermania mposht Portugalinë në një festival golash

Gjermania ka mposhtur Portugalinë 4-2.

Marketing

Kombëtarja e Gjermanisë e ka mposhtur atë të Portugalisë me rezultat 4-2, raporton lajmi.net.

Portugalia kaloi e para në epërsi në min e 15’ përmes Cristano Ronaldos, por gjermanët reaguan shpejtë në min e 35’ me autogolin e Ruben Dias dhe në min e 39’ me autogolin e Raphael Guerreiro, për rezultatin e pjesës së parë 2-1.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Gjermaninë që realizoi golin e tretë përmes Kai Havertz në minutën e 51’, pastaj shënoi edhe Robin Gosens në minutën e 60’ për 4-1.

Krejt çka arriti të bëjë Portugalia deri në fund ishte të ngushtojë rezultatin në min e 67’ për 4-2.

Pas dy ndeshjeve në Grupin E, Gjermani ka tre pikë, aq sa ka edhe Portugalia.

https://clips.clippit.tv/lxzmqa/360.mp4?_=1