Gjermania ‘ndahet’ me Moskën: S`kemi më nevojë për gazin rus!

Kërkoi më pak kohë nga sa mendohej, dhe Gjermania tashmë, të paktën sipas ministrit të Financave Christian Lindner, nuk është më e varur nga importet ruse për furnizimet me energji.

Marketing

Vendi ka arritur ta diverfisikojë plotësisht infrastrukturën e tij të energjisë që nga fillimi i konfliktit shkurtin e 2022-shit. Gati një vit më vonë, Berlini ka arritur të krijojë aleanca të reja energjetike, dhe duket besimplotë se e ka zgjidhur ngërçin e madh të furnizimeve.

“Kemi gjetur burime të reja energjie. Gjermania është ende mjaft e varur nga importet e energjisë, por jo nga importet ruse. Varësia jonë është nga tregjet globale”, tha Christian Lindner, ministri gjerman i Financave për BBC.

Pas fillimit të agresionit të saj ndaj vendit fqinj, dhe sanksioneve të ashpra që perëndimi i vendosi për këtë qëllim, Rusia u kundërpërgjigj duke e kthyer gazin në armë kundër Europës.

Moska ndërpreu furnizimet në kontinentin e vjetër, çka ngjalli shqetësim për furnizimet sidomos gjatë stinës së ftohtë të dimrit. Gjermania tashmë duket se ka mundur ta shmangë krizën, edhe pse në të kaluarën, ajo importonte nga Rusia gati gjysmën e gazit që i nevojitej, dhe mbi një të tretën e naftës.

Në përpjekje për të shfyrtëzuar dhe burime të tjera energjie, Berlini vendosi edhe rihapjen e termocentraleve me karbon, nuk i ka mbyllur centralet bërthamore dhe ka promovuar përpara idetë për magazinim të gazit natyror që importohet nga Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara.