Një ndeshje e vendosur nga sistemi VAR, që brenda pak çastesh mori dy vendime shumë të rëndësishme: i anuloi golin Danimarkës për pozicion jashtë loje për punë centimetrash (maja e këpucës) dhe i akordoi penallti Gjermanisë për prekje të topit me dorë nga mbrojtësi danez, devijim që vetëm teknologjia mund ta dallonte.
E shënoi golin e parë për vendësit Kai Havertz me penallti, ndërsa të dytin e realizoi Musiala, pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja.
Një eliminim plot keqardhje për Danimarkën, që e dënuan dy episode të zgjithura nga sistemi VAR.