Gjermania nuk ka më nevojë për punëtorë nga Ballkani, shumë shtetas të saj kanë mbetur pa punë

Gjermania do t’i vendosë kufizime fuqisë punëtore nga Ballkani, pasi që numri i të pa punëve në këtë vend ka shënuar rritje si pasojë e pandemisë COVID-19.

Marketing

Zëdhënësi i koalicionit CDU/CSU për Politika të Brendshme në Bundestag, Mathias Middelberg, ka thënë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, se ky shtet ka shënuar rënie të madhe ekonomike dhe se tani janë 600 mijë të papunë më shumë sesa para një viti.

“Në një gjendje të tillë, mosndryshimi i rregullores për Ballkanin Perëndimor nuk përbën opsion. Prandaj po bëjmë fushatë për kufizim të qartë të rregullores: dy në vend të pesë vjetëve dhe një kuotë vjetore prej më së shumti 15.000 vetash”, ka thënë ai.