Gjermania po kërkon mijëra kamarierë dhe kuzhinierë, restoranti ofron pagë 11 mijë euro në muaj

11,000 euro në muaj mund të fitojë një kuzhinier ose kamerier që punësohet në një restorant në Soderstorf (Saksonia e Ulët) në Gjermani. Kjo është paga që ofron restoranti nga vendi i përmendu

Marketing

Sipas Der Spiegel, pronari i restorantit po përpiqet me dëshpërim të gjejë stafin që i mungon.

Vështirë se ndonjë industri tjetër në Gjermani ka vuajtur aq shumë nga pandemia sa industria e restoranteve dhe hotelerisë, shkruan Spiegel.

Biznesi tani po rritet, të ftuarit po kthehen, por gastronomisë i mungojnë dhjetëra mijëra punonjës. Industria e restoranteve vuan nga mungesa e punëtorëve.

“11,000.00 euro. Që tani e tutje!” – me këtë shenjë Philipp dhe Christine von Stumm reklamojnë në Soderstorf në Saksoninë e Ulët gjetjen e punëtorëve të ri, shkruan Indeksonline.

Ata janë pronarë të një restoranti ku zhvillohen seminare dhe evente të ndryshme.

Në teori, Philipp von Stumm tha për mediat gjermane, se ai mund të organizojë 50 dasma këtu çdo vit.

Ka mjaft interesa, por jo mjaftueshëm fuqi punëtore. Për shkak të kësaj, ai mund të pranojë të mbajë nga 10 deri në 15 dasma në vit.

Agjencia gjermane e punësimit raportoi 33,160 vende të lira pune në industrinë e mikpritjes në qershor.

Në Gjermani ka mungesë të më shumë se 66,000 kuzhinierëve, asistentëve të kuzhinës, kamerierëve dhe personelit tjetër shërbimi.

Për shkak të mungesës së stafit, restorantet prezantojnë më shumë ditë pushimi për punëtorët dhe shkurtojnë menutë dhe/ose orarin e tyre të punës.