Gjermania rikthen në punë pensionistët: Nevojë “akute” për punëtorë të kualifikuar

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar po i shtyn autoritetet gjermane t`i kthejnë sytë nga pensionistët, të cilët po joshen të rikthehen në tregun e punës, sigurisht nëse do të ishin edhe vetë të gatshëm për këtë.

Marketing

Afrimi i asaj që konsiderohet si “mosha e artë” shihet si fitore e dy anshme nga politika dhe ekonomia. “Puna ka një rëndësi shumë të madhe për shumë njerëz, ku e kuptojnë se mund të ndikojnë e ndryshojnë diçka. Vlerësimi i të tjerëve është po ashtu një faktor i rëndësishëm.

Përveç kësaj në vendin e punës ke edhe kontakte sociale.” Në moshë të pensionit jo pak njerëz janë të vetmuar, sidomos kur nuk kanë partner apo nipa e mbesa. Nga ana tjetër puna e strukturon ditën, dhe është një motiv për t’u ngritur në mëngjes, thotë psikologu Jürgen Deller.

Një faktor tjetër i rëndësishëm për t`i nxitur njerëzit në moshë pensioni që të punojnë, mbeten padyshim edhe arsyet financiare, edhe pse në Gjermani kjo nuk është vendimtare, pasi është një vend me një sistem social shumë të mire, ku shumica e njerëzve të gatshëm të punojnë në moshën e pensionit janë të mirëarsimuar.

Avantazhe ndërkohë, kanë edhe punëdhënësit. “”Punonjësit e moshuar kanë përjetuar shumë, si ristrukturime, mjaft sfida në punë. Shpesh ata janë më të duruar dhe të qetë krahasuar me punëdhënësit e rinj. Përveç kësaj ata sjellin një thesar përvojeje dhe dijeje, shprehet Dellër, ndersa shton se “nëse këtë knoë-hoë di ta mbash në kompani nga kjo përfitojnë edhe të rinjtë”.