Gjermania, shpresa e madhe për të rinjtë e dëshpëruar

Në mungesë të perspektivës, Finesa Gashi, 18-vjeçare, ka tre muaj që ka filluar një kurs për mësimin e gjuhës gjermane. Ajo synon që pas përfundimit të tri niveleve të gjuhës të vazhdojë studimet e më pas edhe të punësohet në Gjermani.

Marketing

Finesa ka qenë pjesë e grupit të madh të kosovarëve që në fund të vitit 2015 ia kishin mësyrë ilegalisht vendeve perëndimore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo bashkë me familjen e saj kishin qëndruar për gati një vit në Gjermani, por kërkesa për azil i ishte refuzuar dhe në prill të vitit të kaluar ishin kthyer në Kosovë. Por tani ajo synon që nëpërmjet rrugëve të ligjshme të dalë sërish në Gjermani.

“Shkollimi në Kosovë është shumë i dobët. Sidomos pasi kemi qëndruar një vit në Gjermani e kam vërejtur se dallimi me Kosovën është shumë i madh dhe nuk e shoh të ardhmen këtu”, ka thënë Gashi. Punësimet në baza familjare dhe mosvlerësimi i shkollimit që e bën në Kosovë, sipas saj, janë një arsye tjetër që e kanë shtyrë që ta mendojë largimin nga Kosova.

Marketing