Gjermania: Vaksina kundër koronavirusit, jo para mesit të vitit 2021

Universiteti i Oksfordit, kompania amerikane Moderna dhe firma Pfizer dhe BioNTech kanë kaluar në fazën e fundit të testimeve. Por, ministrja gjermane e shkencës, Anja Karliçek, thotë se me shumë gjasë, një vaksinë do të jetë e disponueshme në mesin e vitit të ardhshëm.

Marketing

“Ne nuk mund të presim mrekulli në këtë pikë, duhet të mendojmë se vaksinat nuk do të jenë në dispozicion për përdorim të gjerë deri në mesin e vitit të ardhshëm, më e pakta. Kompania BioNTech po zhvillon një vaksinë Covid-19 me bazë teknologjinë e tyre molekulare biologjike. Edhe Curevac ka teknologjinë e saj. Ndërsa IDT Biologika mbështetet në një teknologji shumë ndryshe. Shkencëtarët aty po zhvillojnë një vaksinë virale. Është e rëndësishme që të gjitha përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare të shkojnë dorë më dorë.

Kjo është arsyeja pse duhet të punojmë në drejtime të ndryshme nëse duam të sigurohemi se vaksinat do të jenë shpejt të disponueshme dhe në sasi të mjaftueshme”, tha ministrja e Shkencës në Gjermani, Anja Karliczek.