Gjesti bie nga froni/ Cili nga banorët e BBV4 ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” në TAR që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Marketing

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

5- Në vend të pestë për këtë javë kemi Gerta Gixharin. Gazetarja ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës. Nga 72.3K që kishte javën e kaluar, tashmë Gerta numëron 73.3K.

4- Gjesti, i cili ka bërë namin në Instagram disa javë më parë, këtë herë ka fituar 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 473K, tani ai ka 476K ndjekës në Instagram.

3- Danja Koka, e cila javën e kaluar ishte në fron, këtë herë ka fituar 4.4K ndjekës. Nga 70K, Danja numëron në Instagram 74.4K ndjekës.

2- Rozana Radi, ka fituar 4 mijë ndjekës në Instagram. Nga 411K, tani Rozana ka në Instagramin e saj 415K fansa.

1- Në vend të parë për këtë javë është Egli Tako. Ajo ka fituar plot 7K. Nga 170K, tani Egli ka 177K fansa në rrjetin e saj social.