Gjesti del me njoftim, tregon hapin e radhës që e mori për karrierën e tij

Gjesti ka nënshkruar kontratën e tij të re dhe do të jetë nën menaxhimin e SGM Management.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Instagram nga vetë menaxheri i ri i Gjestit, Bonart Ajvazi, i cili tha se është shumë i lumtur që do të menaxhojë Gjestin dhe se janë të interesuar të shohin se çfarë mund të sjellë e ardhmja për ta.

Gjesti, pak ditë më parë lajmëroi se po vjen një epokë e re për të dhe duket se sezoni i verës do të jetë shumë premtues për të.