Pas një periudhe të vështirë mes tyre, ku Gjesti e kishte injoruar totalisht dhe e kishte bërë Eglin të qante me dënesë, duket se dyshja më në fund ka arritur të rikthejë komunikimin.
Në mbrëmjen e djeshme, ata u panë duke biseduar sërish, me Gjesti që vazhdonte të fliste për ish-partneren e tij, Xhenetën.
Ai nuk kurseu kritikat ndaj saj, duke treguar se sa shumë ajo e kishte dëmtuar emocionalisht dhe se nuk e besonte sinqeritetin e saj.
Më vonë, kur të gjithë banorët ishin shtrirë për të fjetur, një moment i papritur ndodhi.
Gjesti ftoi Eglin në shtratin e tij. Pa hezituar fare, Egli, e buzëqeshur, kaloi menjëherë në shtratin e tij, duke e lënë pas tensionin e ditëve të fundit.
Ajo u shtri afër tij me një buzëqeshje vesh më vesh, gati për të kaluar natën pranë tij.
Nga larg, Valbona u dëgjua duke thënë me ironi: “Mos ju paftë syri i keq”.
Ndërsa Gjesti, i qetë dhe me humor, u përgjigj: “Po xhelozojnë”.