Pesë kosovarë që jetojnë në Itali kanë bërë një gjest heroik me çka për ata kanë shkruar shumë media italiane. Katër të rinj në Jesolo ishin përplasur me makinën e tyre duke rënë poshtë rrugës, e duke u fundosur në lum. Shqiptarët nga Kosova kishin ndaluar për të ndihmuar, i kanë nxjerrë nga makina, por asnjëri prej tyre nuk ka shpëtuar.
Laurat Hoti, 30 vjeç dhe Florim Bytyci, 38 vjeç, nga Mestre, janë zhytur dhe i kanë nxjerrë trupat e Eleonorës, Giovannit dhe Leonardos, ndërsa Riccardo ka mbetur ngatërruar në timon. Të tjerët, Lulzim Bytyçi, Ilir Lekaj, Burim Kuci, i ndihmonin nga bregu.
Ndonëse asnjëri nga të rinjtë nuk shpëtoi, megjithatë, gjesti i kosovarëve është vlerësuar shumë në opinion ndërsa disa media u kanë kushtuar artikuj kosovarëve, të cilët janë me punë të përhershme në Itali.