Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Në shtëpinë e “Big Brother” është rikthyer sërish “Big Brother Live nga Shtëpia” ku banorët e shtëpisë më të ndjekur në vend vijnë live me emisionin e tyre në valët e Top Albania Radios.
I pyetur lidhur me deklaratat e Xhenetës, në “Big Brother Fan Club”, nga moderatoret e emisionit Valbona dhe Krisa, Gjesti u përgjigj:
Unë i kam thënë të përshëndes, u kry çdo sen, ajo mundet me fol çfarë do po s’janë të verteta, pas krejt gjërave që ka bërë del jashtë dhe thotë un kam mendu se m’pret jashtë, por jo.