Gjesti: Nuk kam shkollë unë, nuk kam pasur nerva

Gjesti tashmë ndodhet në ‘shpellë’, larg banorëve të tjerë të Big Brother VIP Albania.

Marketing

Ai është bashkë me Klajdi Musabelliun, G Banin dhe Rozana Radin për shkak të thyerjes së disa rregullave në shtëpi, si dënim nga Vëllai i Madh.

Këngëtari pejan ka bërë një bisedë së fundmi me Klajdin, ku flasin për tema të ndryshme.

“Ishalla sukses prej shkolle, ishalla i shoh sa më lartë. Nuk e kam pasur shkollën unë o burrë. Sa herë filluan të flisnin, të mbanin ligjerata, lektura si Laerti, s’kisha nerva”, u shpreh ai.

Tutje më pas tha: “Më është dukur rruga interesante, natën e dua shumë. Natën punoj, ditën ia fus gjumë. Nuk punoj në zyre të zgjodhëm në 6 të mëngjesit. Zoti i mëshiroftë”.

Bisedën e vazhdoi duke shtuar: “Nuk është këtu lojë gjithçka, këtu je ti. Në sjellje, në karakter me mërzi”.

Ato do të qëndrojnë në ‘shpellë’ deri në njoftim të radhës nga Vëllai i Madh.