Gjesti shkakton zemërim te banorët e tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Një tjetër incident i pazakontë ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku reperi Gjesti ka shkaktuar zemërim te disa banorë për shkak të një veprimi të tij të papritur.

Marketing

Gjesti ka marrë rrobat e lara të disa banorëve nga lavanderia dhe i ka hedhur në mes të dhomës së ndenjës, duke shkaktuar reagime të ashpra. Ai e justifikoi këtë veprim si një shenjë revolte, pasi kishte kërkuar disa herë që rrobat të largoheshin nga lavanderia, por kërkesa e tij ishte injoruar.

“I thashë disa herë t’i merrnin rrobat dhe nuk e bënë. Nuk jam unë shërbëtor këtu”, u shpreh Gjesti, duke mbrojtur qëndrimin e tij.