Gjesti thotë se gjithçka me Xhenetën ishte lojë dhe se dashuron dikë tjetër

Gjesti ka kërkuar vëmendjen e banorëve që qëndronin në oborr për t’ju treguar diçka që nuk e ka thënë asnjëherë më parë.

Marketing

Ai u shpreh se gjithçka me Xhenetën ka qenë lojë dhe se ka dikë tjetër në zemër.

“Po du me ju thënë diçka që nuk e kam thënë kurrë, unë e dua dikë tjetër jashtë seriozisht, mrena e du Xhenetën – por me të gjithçka ka qenë lojë. E du edhe krejt ka qenë lojë me Xhenetën komplet se unë e dua tjetër kënd”, u shpreh Gjesti.

“Jam nda 2-3 javë para se me hy në Big edhe hala e kom në zemër, nuk mundësh një lidhje 5 vjeçare me harru për 3 muaj këtu”, u shpreh Gjesti.

Por, banorët nuk e besuan dhe i thanë se është duke gënjyer teksa Gjesti pati një përgjigje me kunj për Xhenetën.

“Edhe unë po du me dhezë diqysh, lemë të rrejë edhe unë diçka”, tha ai.

Marketing