Gjesti xhelozon për Eglin? Çfarë ndodhi mes tij dhe instruktorit të palestrës

Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka kaluar në një fazë të tensionuar pas një diskutimi të gjatë mes tyre, që ka ndodhur natën e kaluar.

Marketing

Sipas bisedave të tyre, duket se Egli ka vendosur të ndërpresë miqësinë me Gjestin, pas një deklarate të këtij të fundit, ku ai pranoi se ende mendonte për ish-partneren e tij, Xhenetën, si dhe shumë momente intime mes tyre, të iniciuara nga vetë ai kanë qenë aktrim.

 

Gjatë ditës së sotme, dy instruktorë të rinj të palestrës, një djalë i huaj dhe një vajzë shqiptare, kanë bërë prezantimin e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

 

Kur ata kanë hyrë, Gjesti ka reaguar në një mënyrë të papritur, duke i kërkuar instruktorit të mos e prekë Eglin, duke thënë:

“Atë vajzën… mos e prek”.

Ky gjest është interpretuar si një shenjë xhelozie dhe mund të ketë qenë një tentativë e Gjestit për të riparuar marrëdhënien e tij të prishur me këngëtaren, apo thjesht një shaka.

Në një moment tjetër, Gjesti i shprehu Eglit dhe të tjerëve që nuk ka asnjë pëlqim romantik për Eglin, një deklaratë që ka shqetësuar Eglin, pasi nuk ishte e nevojshme sipas saj që t’i jepej kaq shumë zë një situate të tillë që largohet për 2 ditë. Duke i thënë Gjestit se nuk po vuante për këtë situatë e do të ishte mirë shumë shpejt.

Reagimi i saj ishte i shpejtë dhe vendimtar, duke i dhënë fund çdo marrëdhënieje të mundshme me Gjestin pas këtij momenti dhe gjatë ditës së sotme kanë qenë larg njëri-tjetrit dhe pse Gjesti ka tentuar disa herë të afrohej.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6d3ef94a-cead-475a-b9e6-bcfd654e63c2&ig_mid=CB635198-E3FB-456E-95A4-F86567E07D7E