Gjevgjeli, policia zbuloi 10 emigrantë në “BMW” me targa të Tetovës

Në një kontroll të rregullt në bulevardin “Gjevgjeli” në Gjevgjeli, nëpunësit policorë mbrëmë në orën 01:00 pas mesnate kanë zbuluar 10 persona emigrantë në automjetin motorin “BMV” me targa të Tetovës.

Marketing

Tetë nga emigrantët, kumtoi sot MPB-ja, ishin nga Pakistani dhe dy nga Afganistani.

Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, por pas një kohe të shkurtër është kapur dhe është privuar nga liria. Bëhet fjalë për personin V..F. (35) nga fshati Studeniçan i Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.

Emigrantët janë mbajtur në Stacionin policor për në Pikën kufitare “Bogorodica” – vendkalimi hekurudhor për procedurë të mëtejme,

Marketing