Gjigantët evropian interesohen për Dembelen

Futbollisti i Barcelonës ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Marketing

Ousmane Dembele është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Barcelonës që i skadon më 30 qershor 2022, transmeton lajmi.net.

‘Blaugranët’ kanë nisur bisedimet me agjentin e futbollistit për një marrëveshje të re, megjithatë një gjë e tillë është larg të arrihet pasi klubi nuk mund t’i ofrojë futbollistit rritje page shkaku i gjendjes së vështirë financiare.

Në këtë situate gjasat janë të mëdha që Dembele të jetë futbollistë i lirë në fund të edicionin, dhe shumë klube janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas mediave spanjolle, Man Utd dhe Juventus po e duan me çdo kusht transferimin e francezit.

“Djajtë e Kuq” janë favorit për të nënshkruarë me sulmuesin, pasi kanë qenë në kontakt me të edhe në të kaluarën dhe janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e tij financiare.

Dembele mund të nënshkruajë para-kontratë me ndonjë klub tjetër përpara se të largohet falas në verë