‘Gjiganti’ kinez i telekomunikacionit “Huawei” ka dërguar miliona maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse në Kanada, pasi qeveria kanadeze i ka bërë thirrje kompanive të tyre të ofrojnë produktet dhe shërbimet për qytetarët në nevojë.
Gjendja u përkeqsua të enjten kur administrata e presidentit të SHBA, ndaloi kompaninë prodhuese 3M, të dërgojë pajisje në Kanada.
Sidoqoftë, kompania më vonë deklaroi se ka arritur në një marrëveshje me qeverinë të dërgojë ventilatorë në Kanada dhe Amerikën Latine.
Huawei dhuroi mbi 1 milion maska, doreza dhe syze të cilat u pranuan nga qeveria kanadeze, javën e shkuar. Ky akt u bë publik vetëm të hënën nga ministri i shëndetësisë së Kolumbisë Britanike, Adrian Dix.
Disa skeptikë e shohin këtë ndihmë nga Huawei si një hap për të qënë pjesë e rrjetit 5G në Kanada dhe për të rregulluar imazhin e tyre, pasi shefi i financave u arrestua në Vankuver, në vitin 2018.
Që prej muajit mars, Huawei u ka dhuruar miliona maska mbrojtëse, shteteve të ndryshme të botës.