Gjiganti Vedat Muriqi po kthehet në Turqi?

Vedat Muriqi feston pas shënimit të golit për Mallorcan kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu në Madrid, Spanjë, shtator 2022. Foto | AP

Marketing

Vedat Muriqi po përgatitet t’i thotë lamtumirë aventurës së tij në La Liga me Mallorcan. Adresa e re e sulmuesit me përvojë u bë e njohur nga mediat spanjolle. Vedat Muriqi do të luajë sërish në Turqi pas katër vitesh.

Kështu shkruan media turke “Aksam.com.tr”.

Ky medium thotë se Muriqi arriti të jetë një nga sulmuesit më të rëndësishëm të skuadrës gjatë kohës në Mallorca, ku luajti për 2 sezone e gjysmë. Ka pasur një zhvillim të hovshëm për yllin kosovar, emri i të cilit është përmendur herë pas here me ekipet e Superligës në afatet kalimtare. Muriqi ka vendosur të kthehet në Turqi me Beshiktashin, transmeton Klankosova.tv.

Beshiktashi, i cili e nisi sezonin me një fitore madhështore 5-0 ndaj Galatasarayt në Superkupë, vazhdon punën për strukturimin e skuadrës.

Thuhet po ashtu se edhe sulmuesi kosovar, të cilit Beshiktashi i ofroi kontratë dyvjeçare, ishte i prirë për t’u kthyer në Turqi.

Është raportuar gjithashtu se Beshiktashi mund të shkojë edhe me opsionin e huazimit për sulmuesin 30-vjeçar nëse nuk ka mundësi për ta blerë atë.

Vedat Muriqi ka 87 ndeshje për Mallorcan. Sulmuesi kosovar kontribuoi me 28 gola dhe 9 asistime për ekipin e tij në këto ndeshje. Vlera aktuale e Muriqit në treg është 12 milionë euro.

Muriqi e njeh Superligën turke pasi në sezonin 19-20, ai u ble nga Fenerbahçe, nga ku më pas kaloi në Lazio.

Pas skuadrës italiane, sulmuesi kosovar u ble nga Mallorca.

Marketing