Gjimshiti: Italinë e respektojmë dhe nuk e nënvlerësojmë

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, ku theksoi se e njohin mirë Italinë, kundërshtarin e parë që do të përballen në Europian. Ndër të tjera ai tha e respektojnë Italinë, por nuk duhet ta mbivlerësojnë.

Marketing

“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato. Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën Kampionë të Europës. Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”, u shpreh Gjimshiti.