Nëpërmjet rrjetit social facebook Valon Bela, drejtori për çështje ekonomike në Klinikën për Gjinekologji në Shkup ka njoftuar për një avansim të ri në repartin Gjinekologjik.
Bela shkruan:
Të nderuar, ju informoj se kam nënshkruar për avansimin e Dr. Arta Hasani Bina, gjinekologe pranë Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri.
Ajo tani është pozicionuar si Shefe e Repartit të Shtatzënive Patologjike .
Kam kënaqësinë që gruaja shqiptare avansohet në piedestal sidomos nëpër institucionet ku shqiptarët kanë qenë të anatemuar historikisht.
URIME Dr Arta Hasani Bina. Ju prift e mbara