Gjithçka gati për dasmën e shekullit, tashmë janë gati dy hotele luksoze në perlën e Adriatikut

Themeluesi i Amazon-it, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez kanë caktuar datën e martesës dhe festa e tyre luksoze tashmë është quajtur “dasma e shekullit”.

Marketing

Dasma do të mbahet në qershor dhe po qarkullojnë zëra se ajo do të mbahet në mega jahtin e tyre 500 milionë dollarësh Koru, të ankoruar në Lagunën e Venecias.

Mediat italiane raportuan se dy nga hotelet më të mirë të qytetit – Gritti Palace dhe Aman Venice – janë rezervuar plotësisht nga 26 deri më 29 qershor. Çmimet e dhomave në të dy hotelet fillojnë nga 3200 dollarë për natë dhe çmimet mund të jenë pothuajse dhjetë herë më të larta, në varësi të suitës dhe sezonit.

Në përgatitje për ngjarjen, Venecia po përgatitet për ardhjen e VIP-ave. Hotelet më luksoze të qytetit tashmë janë rezervuar dhe raportet sugjerojnë se një flotë e tërë taksish ujore do të jetë në dispozicion për të transportuar mysafirët nëpër kanale.

Lauren besohet se ka zgjedhur një fustan luksoz “Oscar de la Renta”, me ndihmën e kryeredaktores së “Vogue”-i, Anna Wintour./Indeksonline/

Marketing