Gjithçka gati për edicionin e ri të Superligës në futboll

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë është arena që ia bën sefte edicionit të ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Marketing

Nesër me fillim në orën 17:00 dhe direkt në Klan Kosova, transmetohet ndeshja ndërmjet Llapit dhe Gjilanit, kurse në po të njejtin orar luhet edhe dueli tjetër, ku Ferizaj është nikoqir i Feronikelit’74, raporton Klankosova.tv.

E diela vazhdon në konakun e kampionit aktual, ku në stadiumin e qytetit të Suharekës, Ballkani e pret Dukagjinin. Edhe kjo ndeshje fillon nga ora 17:00.

Dy orë më vonë, në “Fadil Vokrri” ndezen dritat për Prishtinën që pas shumë kohe e zhvillon një ndeshje në këtë stadium. Para tifozëve të tyre, kryeqytetasit luajnë ndaj skuadrës së promovuar sivjet në elitën futbollistike, FC Suhareka.

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Malishevës është shtyer me kërkesë të gjilanasëve, të cilët kishin udhëtim të gjatë në Letoni për përballjen me FK Auda, në kuadër të Conference League,

Marketing