Gjithçka gati për performancën e Era Istrefit në finalen e Botërorit 2018

Këngëtarja kosovare Era Istrefi pritet që sot të performojë këngën e Kampionatit Botëror, ”Live It Up” në hapjen e ceremonisë finale në Rusi.

Marketing

Ajo po realizon provat gjenerale dhe për performancën e saj të sotme në Moskë krah Nicky Jam dhe Will Smith, gjithçka është gati.

Se asgjë nuk ka ndryshuar rreth marrëveshjeve të parapara për perfomancën e Era Istrefit dhe për përgatitjet, ka konfirmuar për klankosova.tv, vet nëna e këngëtares, Syzana Tahirsylaj.

”Gjithcka është mirë dhe gati. Nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë ajo në prononcimin e saj.

Këngëtarja kosovare Era Istrefi pritet të performojë sot në stadiumin Luzhniki.

Ajo të premten mbajti konferencën e saj të parë për shtyp nga ku dhe deklaroi se ndjehet e lumtur që është pjesë e Botërorit 2018.
Për paraqitjen finale të Botërorit ku pritet të ndeshen Franca me Kroacinë bëhet e ditur se Era Istrefi ka përgatitur një veshje të veçantë këshilluar me shumë stilistë, e cila do ta bëjë atë të duket glamuroze.

Ndeshja finale pritet të nis sot në ora 17.00

Marketing