Edicioni numër 46 i Kupës së Amerikës fillon sonte.
Yjet e futbollist amerikano jugor do të na dëfrejnë përgjatë një muaji që do të zhvillohet Kupa e Amerikës.
Brazili si nikoqir i kësaj ngjarjeje të madhe e hap kompeticionin me duelin ndaj Bolivisë që luhet në 02:30 të mëngjesit.
Ky edicion është i fundit i organizuar në vit tek dhe në mënyrë të çrregullt, pasi që nga viti i ardhshëm, Kupa e Amerikës do të organizohet çdo katër vite, në të njëjtën kohë me Kampionatin Evropian.
Janë gjithsejtë 12 ekipe pjesëmarrëse, ku 10 janë përfaqësueset e Amerikës së Jugut dhe dy të tjerat plotësohen me ftesa nga Azia, derisa janë përzgjedhur Japonia dhe Katari.
Ekipet pjesëmarrëse janë të ndara në tre grupe me nga katër kombëtare, derisa në çerekfinale kualifikohen dy të parat e secilit grup, si dhe dy ekipet e treta më që kanë rezultatet më të mira.
Finalja e madhe do të luhet më 7 korrik në stadiumin Maracana.