“Gjithë po ikin si lepuj” – Feta Alimi ka dy fjalë

Abdulfeta Alimi, i burgosur për shkak të ngjarjeve të 27 prillit ku shpëtoi jetën Ziadin Selës nga qelia e burgut ka komentuar së fundmi rastin e ikjes së Sasho Mijallkovit, drejtorit famëkeq të Shërbimit Sekret.

Marketing

Alimi bën krahasimin me veten e tij, i cili u kthye nga Zvicra për tu përballur me drejtësinë sepse e dinte se nuk ka faj. Por fati nuk qe në anën e tij. Ai u dënua me 7 vite burg e më vonë me 6, ndërsa shumica konstatuan se faji i vetëm i Fetait ishte se e shpëtoi Ziadin Selën. Rasti i tij llogaritet si proces politik, shkruan in7.

Ndërkaq sipas Alimit të gjithë ata që kanë kryer krime, po ikin fshehurazi nga ky vend dhe çuditërisht institucionet e shtetit ua lejojnë këtë. ” Unë jam këtu se jam Feta Alimi! Koha e dëshmoi se kam pasur të drejtë pse u ktheva nga Zvicra. Gjithë tjerët po ikin si lepuj. UNË jam mirë, PO JU si ndjeheni”, ka shkruar Feta Alimi në facebook.

Marketing