Një bashkëudhëtar mori lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona janë lënduar më lehtë në katër fatkeqësi rrugore nga gjithsejt 14 që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në 10 fatkeqësi është shkaktuar dëm material.
Sipas SPB Shkup, policia ka sanksionuar 27 vozitës të cilët kanë vozitur më shpejtë nga e lejuara, 11 të cilët kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, 12 para se të marrin patent shoferin dhe katër vozitës fillestarë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe pesë automjete të paregjistruara. Policia ka shqiptuar edhe 83 dënime për parkim të palejuar, ndërsa me automjetin e posaçëm janë mënjanuar 64 automjete.
Janë sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, një këmbësor i cili ka kaluar rrugën në dritë të kuqe të semaforit, dy vozitës të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, tre vozitës të cilët nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend kalim të shënuar për këmbësorë, pesë për tejkalim të parregullt, katër vozitës të cilët nuk kanë poseduar pajisje dimërore dhe shtatë të cilët kanë përdorur telefona celularë derisa kanë vozitur.