GJKKO merr vendimin, lë në burg Veliajn

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Gjatë seancës së sotme, GJKKO u njoh me informacionin dy mujor mbi ecurinë e hetimeve, të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Sipas SPAK, deri më tani janë kryer 114 veprime hetimore në kuadër të çështjes ndaj Veliajt, përfshirë këqyrje vendesh, kontrolle, sekuestro dhe marrje dëshmish.

Pavarësisht kësaj, masa e sigurisë ndaj Veliajt nuk ka ndryshuar dhe ai do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në procesin hetimor.

Marketing