Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (18.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 gjoba, nga të cilat 54 për tejkalim të shpejtësisë, pesë për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 17 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 2 sanksione për drejtim mjeti në ghjendje të dehur.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe tetë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për mosdhënien përparësi këmbësorëve, dy sanksione për kalim në semafor të kuq.