Gjoba për të gjithë udhëheqësit që nuk do të kursejnë energjinë elektrike

Krerët e institucioneve shtetërore do të duhet të japin rezultate në muajin e parë të nisjes së masës së kursimit të energjisë elektrike. Drejtorët janë përgjegjës për dorëzimin e të dhënave në Qeveri jo më vonë se data 15 e muajit tjetër. Në raport obligohen të japin të dhëna krahasuese për energjinë e konsumuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Marketing

“Sipas pakos së miratuar të rekomandimeve për qytetarët, dhe detyrave të Institucioneve për uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe ngrohjes, nga 1 shtatori, institucionet shtetërore duhet të konsumojnë 15 për qind më pak energji elektrike në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, në të kundërtën do të ketë sanksione për në udhëheqësit. Këto masa do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit të ardhshëm”, njoftojnë nga Qeveria.

Këshilltari i qeverisë për energjetikë, Viktor Andonov, tha se qeveria tashmë ka udhëzuar institucionet që të fillojnë me përgatitjen e dokumentacionit. Ai siguron se asnjë zyrtar nuk do të kursehet, nëse nuk respekton masat e qeverisë për kursim.

“Gjatë kësaj jave do të dimë nëse institucionet shtetërore, të cilave u është dhënë rekomandimi, pasi vlente për to, nëse kanë filluar të marrin ndonjë masë në drejtim të kursimit”, tha Viktor Andonov- Këshilltar i kryeministrit mbi energjetikën.

Masat e kursimit konsistojnë në rregullimin e temperaturës së kondicionerëve, uljen e përdorimit të ashensorëve, printimin vetëm të dokumenteve të nevojshme, ndalimin e përdorimit të dritave dekorative në fasada dhe masa të ngjashme që pritet të kursejnë rreth 15 për qind të energjisë në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti kaluar. /Alsat.mk