Gjobiten 143 shoferë në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (30.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.

Marketing

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 134 masa, nga të cilat shtatë masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq.

Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për parakalime dhe parakalime të paligjshme, tre masa për automjete të paregjistruara…”, njoftojnë nga MPB.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim