Gjobiten 144 shoferë për lëvizje të shpejtë në autostradën Shkup-Kumanovë dhe rrugën Haraçinë-Kumanovë

Policia gjatë ditës së djeshme ka kryer kontrolle në autostradën Shkup-Kumanovë dhe rrugën magjistrale Haraçinë-Kumanovë, me çka janë sanksionuar 144 shoferë për lëvizje me shpejtësi mbi të lejuarën.

Marketing

Prej tyre, 84 ishin duke lëvizur me shpejtësi mbi të lejuarën jashtë vendbanimit, ndërsa 60 automjete kanë lëvizur me shpejtësi më të lartë se sa ishte e lejuar në vendbanim.