Ballina Lajme Maqedoni Gjobiten 175 vozitës në Shkup, 32 për ngasje të makinës në gjendje...

Gjobiten 175 vozitës në Shkup, 32 për ngasje të makinës në gjendje të dehur

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.02.2024) ka vazhduar me kontrolle e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 masa, nga të cilat: 72 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 32 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 6 për përdorim të celulari gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit.

Marketing

“Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Exit mobile version