Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (17.01.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në territorin e qytetit të Shkupit me çrrastë janë shqiptuar gjithsej 180 gjoba, nga të cilat: 37 masa për tejkalim të shpejtësisë, 9 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 13 për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 8 sanksione për kalim në semafor të kuq, pesë gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë.
“Kontrollet në trafikun rrugor do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së