Gjobiten 205 shoferë për tejkalim të shpejtësisë dhe nën ndikimin e alkoolit

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme kreu aksion kontrolli për gjobimin e tejkalimit të shpejtësisë dhe vozitje nën ndikimin e alkoolit, kundërvajtje të cilat janë arsyet më të shpeshta për aksidente me pasoja të rënda.

Marketing

“Në gjithë territorin e vendit janë dënuar 139 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

Ndërsa 66 shoferë janë dënuar për shkak se kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me kontrollet e përforcuara me qëllim që të rrisë sigurinë në komunikacion.

Marketing