Ballina Aktuale Gjobiten 232 vozitës në Shkup, 86 për tejkalim të shpejtësisë

Gjobiten 232 vozitës në Shkup, 86 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.06.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar 232 shkelje të rregullave në trafik, prej të cilave 86 për tejkalim të shpejtësisë, 19 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve dhe 5 gjoba për vozitësit fillestar.

Marketing

Nga ky dikaster gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 17 gjoba për ngasje të makinës nën ndikimin e alkoolit, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, 5 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 34 për parkim të parregullt.

Exit mobile version