Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 249 gjoba, prej të cilave 73 janë për tejkalim shpejtësie, 39 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 17 gjoba pa vozitje, 39 për motoçiklistët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 7 masa për përdorim të telefonit, 6 për mosregjistrim të automjeteve, 5 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 8 për shoferë fillimtar, 6 për kalim në të kuqe.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë