Gjobiten 262 vozitës në Shkup, 80 për tejkalim shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se në 24 orët e fundit në territorin e Qytetit të Shkupit, ka shqiptuar 262 sanksione, 80 prej të cilave për tejkalim të shpejtësisë, 15 gjoba për motoçiklistët, 9 për vozitës fillestar, 27 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Marketing

Nga ky dikaster gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 31 gjoba për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 10 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe 56 për parkim të parregullt.