Gjobiten 411 vozitës në Shkup, prej tyre 83 për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 411 sanksione, mes të cilave 83 janë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme në suaza të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit shqiptoi 43 masa për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 45 për vozitje pa patent shofer, si dhe 69 dënime për parkim të parregullt. Me automjetin e posaçëm janë mënjanuar 61 automjete, ndërsa 32 sanksione janë shqiptuar për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim, qëndron në kumtesën e MPB-së ku u bëhet thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregulalt e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion.