Gjobiten Milani, Inter, Ibrahimovic dhe Lukaku

23:40 | 26 Prill 2021

Marketing

Ylli i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic është gjobitur me 4 mijë euro, derisa i Interit, Romelu Lukaku me 3 mijë euro, kurse pa gjobë nuk shpëtuan edhe dy klubet që u gjobiten për problemet e dy lojtarëve në Kupën e Italisë.

Dy lojtarët u shpallen fajtorë për sjelljen josportive pas përplasjes që ndodhi gjatë çerekfinales të Kupës së Italisë me 26 janar, transmeton lajmi.net.

Pas investimit të bërë, është arritur përfundimi që Ibrahimovic të paguajë 4 mijë euro, derisa Lukaku 3 mijë euro.

Milan gjithashtu u gjobit me 2 mijë euro dhe Inter me 1250 mijë euro që dështuan t’i kontrollojnë lojtarët e tyre.

Dt lojtarët kanë pranuar që këto para të dhurohen për bamirësi./Lajmi.net/